Gipsi është një material i cili gjithnjë e më shumë ka gjetur zbatim të gjërë në cdo kategori ndërtimi. Punimet e gipsit kanë zëvëndësuar gjithnjë e më tepër punimet e tullës në ndarjen e ambienteve të ndryshme, dhe jo vetëm. Pllakat e gipsit prodhohet nga lënda e pare gurë gipsi dhe janë më të lehta, janë kundër lagështirës, disa pllaka kanë vetinë e izolimit akustik, si dhe ka pllaka që janë kundër zjarrit. Procesi i ndërtimit me gips është më i shpejtë, më i lehtë dhe më i pastër për mjedisin.
Skuadra Inovess realizon të gjitha punimet e gipsit ku ndër më të përdoruar janë:
- Tavane të varura gipsi.
- Ndarje e mureve me gips.
- Punime dekorative me gips.
- Punime gipsi me pllakë gips e thjeshtë të bardhë.
- Punime gipsi për izolim akustik me bazë pllakë gipsi diamant dhe materiale të tjera ndihmëse.
- Punime gipsi me pllakë gipsi jeshile, kundër lageshtirës.
- Punime gipsi me pllakë gipsi kundër zjarrit dhe materiale të tjera ndihmëse.
- Punime gipsi me pllakë çimentato.