Inovess

Eficenca energjitike e godinave duket si një term i ri në ndërtim por në fakt është një domosdoshmëri në kushtet në të cilat ne po jetojmë sot. Një godinë duhet të përmbush disa kritere njëherësh për të sigurar që ofron eficencë energjitike. Inovess siguron një cikël të plotë për garantimin e efiçencës së energjisë për një godinë banimi apo shërbimi duke nisur që nga diagnostikimi cilësisë së godinës, ofrimi një projekti teknike, zbatimi punimeve dhe mirëmbajtja në vijim. Nëse një godinë garanton efiçencë energjie siguron jo vetëm konsum më të ulët energjie, kursim në para, por edhe kushte më të mira jetese. Proceset e punës që Inovess realizon për një godinë banimi apo shërbimi me efiçencë të lartë energjie janë:  

  1. Termoizolim i ndërtesës në mure, dysheme dhe tarracë. 
  2. Izolimi termik i vetratave dhe dyerve. 
  3. Instalimi paneleve diellore për ngrohejn e ujit. 
  4. Sigurimi një sistemi ngrohje-ftohje efiçent për ambientin. 
  5. Implementimi elementëve mbrojtës nga dielli.
  6. Implementimi i një sistemi efiçent ndricmi dhe pajisjesh elektroshtëpiake.