Inovess është një kompani e cila ofron shërbime në sektorin e ndërtimit, rikonstruksion si dhe menaxhim projekti. Që në fillesat e saj është ndër kompanitë më inovative në treg, duke sjellë modele të reja të të bërit biznes. Skuadra jonë e shitjes ka një rëndësi të veçantë në përmbushjen e pritshmërive të klientëve tanë dhe në ofrimin e një shërbimi profesional. Jemi duke kërkuar një menaxher shitje të talentuar, këmbëngulës, të përgjegjshëm dhe energjik. Kandidati ynë ideal do të kishte eksperiencë të mërparshme në shitje në sektorin e ndërtimit por jo vetëm, mjafton të jetë një individ i strukturuar dhe me background të provuar në shitje. Nëse jeni në kërkim të një ambienti dinamik, po kërkoni të bëheni pjesë e një skuadre sfiduese, nëse e njihni rëndësinë e afatave kohore dhe detyrave, atëherë duhet të aplikoni si më poshtë:
Detyra dhe përgjegjësi të pozicionit:
• Përgjegjës direkt për realizimin e objektivave të përcaktuara të shitjes.
• Njeh dhe prezanton në detaje projeket që mbulon në sektorin e ndërtimit.
• Takon dhe shoqëron klientët në kantier dhe zyrë duke i informuar në mënyrë të qartë në lidhje me të gjitha specifikat e procesit të shitjes.
• Përgatit ofertat për klientët potencial dhe mban komunikim deri në finalizimin e kontratës.
• Finalizon shitjen duke koordinuar proceset dhe aktorët e përfshirë.
• Ndjek proceset pas kontratës për zgjidhjen e problematikave të mundshme financiare ose teknike të klientëve dhe i delegon ato tek stafi përkatës.
• Asiston me propozime dhe përgatitjen e strategjive për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të shitjeve.
• Kryen studime tregu dhe analizë konkurence për zonën ku ndodhet projekti/projektet.
• Ndihmon në përgatitjen e strategjisë për targetizimin e klientëve egzistues dhe të rinj, si dhe hartimin e fushatave marketuese për projektet.
• Ruan dhe rifreskon të dhënat e klientëve të rinj dhe ekzistues në “Regjistrin e Klientëve” të kompanisë.
• Përgatit dhe dorëzon raporte javore dhe mujore periodike
• Detyra të tjera që i caktohen
Aftesitë dhe kualifikimet e kërkuara
• Diplome universitare në degët marketing, menaxhim bizesni ose degë të lidhura me to.
• Aftësi të shkëlqyera në shkrim dhe komunikim
• Eksperiencë të mëparshme pune në shitje për të paktën 1 vit.
• Të jetë natyrë e orientuar drejt rezultateve
• Aftësi në ndertimin e marredhënieve të suksesshme me palët.
• Të posedoj liçensë për drejtim automjeti.
Aftësi dhe kualifikime të preferuara
• Të ketë përfunduar studime master në menaxhim biznesi, marketing, komunikim, PR
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Vetëm CV e kandidatëve të cilet kanë eksperienca pune të lidhura direkt me shitjen, do të kalohen në proces intervistimi.
Të interesuarit janë të lutur të nisin Cv e tyre në adresën info@inovess.al