Pse duhet të konsideroni materialet e ndërtimit eco-friendly për banesën tuaj?
Ndotja e mjedisit shtohet gjithnjë e më tepër dhe ky factor është kthyer në një shqetësim për qytetarët. Edhe në sektorin e ndërtimit, fatkeqësisht, materialet e zakonshme të ndërtimit, sistemet qendrore të ngrohjes dhe ftohjes dhe pajisjet e përditshme mund të jenë burime të ndotësve dhe toksinave brenda shtëpisë, prandaj zgjedhja e materialeve të ndërtimit eco-friendly është kaq e rëndësishme, pasi këto të fundit nuk e dëmtojnë mjedisin.
Por cilat material ndërtimi konsiderohen eco-friendly?
Krahasuar me produktet ose materialet e prodhuara në mënyrë konvencionale, produktet eco- friendly ose miqësore me mjedisin janë krijuar për të përmirësuar hapësirën e jetesës së dikujt duke respektuar mjedisin natyror. Për t’u konsideruar eco-friendly, një produkt zakonisht plotëson disa nga kriteret e mëposhtme:
- Ka prejardhje nga burimet e rinovueshme
- Redukton ndotjen e ajrit, tokës ose ujit
- Demonstron qëndrueshmëri të gjerë ose jetëgjatësi
- Krijuar nga materiale të ricikluara
- Kontribuon në efiçencën e energjisë