INOVESS

Në sektorin e ndërtimit, Inovess ka pjesë të skuadrës së saj staf të kualifikuar inxhinieresh, arkitektesh dhe punëtoresh të cilët i realizojnë të gjitha projektet në bazë të planit të përcaktuar inxhinierik dhe arkitekturor. Ofrojmë një efikasitet të lartë në çdo shërbim ndërtimi, duke ju mundësuar kursim në kohë dhe para. Priremi gjithmonë drejt inovacionit, duke siguruar përfitime të larta për klientët tanë. Angazhimi në rekrutimin e njerëzve më të mirë në fushën tonë është prioriteti ynë. Përpiqemi të nxisim një mjedis dinamik që siguron mundësi për rritje, por që në thelb promovon përgjegjshmërinë e skuadrës. Me një plan zhvillimi karriere dhe trajnimi, stafi ynë mund t’i përgjigjet në çdo kohë dinamikave të tregut dhe kërkesave të klientit.

 

SHËRBIMET TONA NË NDËRTIM

  • Zbatimi i punimeve për ndërtime civile dhe industrial
  • Rikonstruksion i godinave të banimit dhe shërbimit
  • Punime dheu, gërmime
  • Punime beton-arme
  • Punime murature dhe suvatime
  • Hidroizolim
  • Punime elektrike dhe hidraulike
  • Punime gipsi dhe grafiato
  • Lyerje dhe patinim
  • Shtrim pllakash dhe parket
  • Punime fasade, sistem kapot

INOVESS BËN DIFERENCËN NË TREG 

 

Inovess ka në dispozicion  grupe të kualifikuara pune për secilin proces duke siguruar mbylljen e të gjithë ciklit  të punimeve nëpërmejt aplikimit të teknikave më të fundit.
Ne vendosim në dispozicion të klientit një skuadër inxhinierësh për suport në projektim ose dhënien e zgjidhjeve teknike. Inovess bashkëpunon me partnerët më të besuar për të siguruar materiale në një cilësi të lartë dhe kosto të ulët. Specialistët e Inovess kanë një eskperiencë shumë të gjatë pune dhe kompania ka fokus të veçantë të investojë  në politika të cilat sigurojnë  një numër të konsiderueshëm specialistësh në dispozicion në çdo kohë. 
Me në fokus klientin ne punojmë të orjentuar për të garantuar
cilësi, respektim të afateve kohore dhe buxheteve të përcaktuara. Për ne emri i kompanisë është më i rëndësishëm se çdo marzh fitimi.