INOVESS

Skuadra jonë përbëhet nga talente me karaktere dinamike. Në praktikën tonë të punës, mbështetemi në një plan trajnimi i cili përmirëson aftësitë e stafit tonë në mënyrë të vazhdueshme dhe sigurohemi të sjellim më të mirën nga praktika e tregut dhe ekspertëve. Talentët dhe specialistët janë gjithnjë të mirëpritur. Ne besojmë tek të rinjtë me energji dhe vullnet për t’u zhvilluar dhe jemi gati të kontribuojmë në rritjen e tyre profesionale. Suporti ynë është gjithmonë i madh për çdo pjestar të stafit tonë për realizimin e çdo objektive të përcaktuar. Ne i japim vlerë secilit proces pune pasi rrespektojmë çdo individ. Politikat tona të burimeve njerëzore kanë një fokus të veçantë në përmirësimin e kushteve të punës, në ofrimin e sigurisë teknike, në përmirësimin e pagave në mënyrë të vazhdueshme, në krijimin e një fryme produktive dhe forcimin e bashkëpunimit në grup

Vende Vakante

Inxhinier zbatimi

Inovess Construction and Management është një kompani e cila ofron shërbime në sektorin e ndërtimit, zbatim të punimeve ndërtimore, rikonstruksion dhe menaxhim projekti. Një skuadër profesionale është çelësi i sukesit tonë. Aktualisht kërkojmë të na bashkohet me ne një Inxhinier zbatimi. Nëse po kërkoni të jeni pjesë e një skuadre sfiduese, nëse e njihni rëndësinë e afatave kohore dhe detyrave, atëherë duhet të aplikoni si më poshtë:

Detyrat dhe përgjegjësitë
• Harton dhe zbaton me përpikmëri grafikët e punimeve për secilin projekt.
• Harton preventiva, libreza masash dhe situacione punimesh në varësi të nevojës së çdo projekti.
• Ndjek me përpikmëri maksimale koodinimin e procedurave dhe punimeve në kantier në përputhje me projektin e zbatimit.
• Mbikqyr kushtet teknike të zbatimit të punimeve në kantier, specifikimet teknike dhe të cilësisnë e materialeve.
• Ofron zgjidhje për problemet të ndryshme teknike.
• Koordinon nevojën për material, makineri dhe puntori për ecurinë e punimeve.
• Është përgjegjës për marrjen e masave në bashkëpunim me administratën për respektimin e rregullave të sigurimit teknik në kantiere.
• Bashkëpunon me pjestarët e tjerë të stafit për realizimin dhe kontrollin e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe tekniko- financiar të projektit.
• Përgatit dhe dorëzon raporte të ndryshme.
• Detyra të tjera që i caktohen në kuadër të pozicionit të punës.

Kualifikimet e kërkuara
• Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
• Të ketë të paktën mbi 3 vjet eksperiencë pune në punime civile.
• Të ketë njohuri shumë të mira përdorimi të programeve profesionale si Autocad etj.
• Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike.
• Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
• Te jetë fleksibël dhe i përkushtuar në punë.
• Të ketë licence për përdorim automjeti.

Të interesuarit janë të lutur të nisin Cv e tyre në adresën info@inovess.al

Financier/e

Inovess Construction and Management është një kompani e cila ofron shërbime në sektorin e ndërtimit, zbatim të punimeve ndërtimore, rikonstruksion dhe menaxhim projekti. Një skuadër profesionale është çelësi i sukesit tonë. Aktualisht kërkojmë të na bashkohet me ne një Financier/e. Kandidati ynë ideal duhet të ketë eksperiencë të mërparshme si financiere në sektorin e ndërtimit. Nëse po kërkoni të bëheni pjesë e një skuadre sfiduese dhe e njihni rëndësinë e afatave kohore, atëherë duhet të aplikoni si më poshtë:

Detyrat dhe përgjegjësitë
• Është përgjegjëse për marrjen e së çdo informacioni të nevojshëm për shitjet dhe blerjet për projektet e kompanisë.
• Pasqyron në programin financiar të gjitha të dhënat e nevojshme duke kontrollua me përpikmëri faturat, kontratat dhe veprimet e kryera për klientët dhe furnitorët.
• Kryen rakordime mes klientëve, furnitorëve dhe kompanisë.
• Mirëmban dosjet për çdo klient, duke përgatitur raporte për kostot dhe investimet në çdo projekt.
• Regjistron veprimet e bankës dhe arkës, si dhe kontrollon dokumentacionin e pagesave.
• Realizon kontabilizime mujore si dhe kontrollon librat e shitjes dhe të blerjes.
• Kontrollon magazinën dhe gjendjen e invetnarit.
• Përgatit dhe dorëzon raporte financiare për projektet dhe kompaninë.

Kualifikimet e kërkuara
• Të ketë përfunduar studimet Universitare në Fakultetin e Ekonomisë, dega Financë-Kontabilitet.
• Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune si Financier/e.
• Të ketë njohuri shumë të mira përdorimi të programeve financiare.
• Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
• Te jetë fleksibël dhe i/e përkushtuar në punë.

Preferohen kandidatë me eksperiencë pune në sektorin e ndërtimit.
Të interesuarit janë të lutur të nisin Cv e tyre në adresën info@inovess.al

Menaxher Shitje

Inovess është një kompani e cila ofron shërbime në sektorin e ndërtimit, rikonstruksion si dhe menaxhim projekti. Që në fillesat e saj është ndër kompanitë më inovative në treg, duke sjellë modele të reja të të bërit biznes. Skuadra jonë e shitjes ka një rëndësi të veçantë në përmbushjen e pritshmërive të klientëve tanë dhe në ofrimin e një shërbimi profesional. Jemi duke kërkuar një menaxher shitje të talentuar, këmbëngulës, të përgjegjshëm dhe energjik. Kandidati ynë ideal do të kishte eksperiencë të mërparshme në shitje në sektorin e ndërtimit por jo vetëm, mjafton të jetë një individ i strukturuar dhe me background të provuar në shitje. Nëse jeni në kërkim të një ambienti dinamik, po kërkoni të bëheni pjesë e një skuadre sfiduese, nëse e njihni rëndësinë e afatave kohore dhe detyrave, atëherë duhet të aplikoni si më poshtë:

Detyra dhe përgjegjësi të pozicionit:

• Përgjegjës direkt për realizimin e objektivave të përcaktuara të shitjes.
• Njeh dhe prezanton në detaje projeket që mbulon në sektorin e ndërtimit.
• Takon dhe shoqëron klientët në kantier dhe zyrë duke i informuar në mënyrë të qartë në lidhje me të gjitha specifikat e procesit të shitjes.
• Përgatit ofertat për klientët potencial dhe mban komunikim deri në finalizimin e kontratës.
• Finalizon shitjen duke koordinuar proceset dhe aktorët e përfshirë.
• Ndjek proceset pas kontratës për zgjidhjen e problematikave të mundshme financiare ose teknike të klientëve dhe i delegon ato tek stafi përkatës.
• Asiston me propozime dhe përgatitjen e strategjive për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të shitjeve.
• Kryen studime tregu dhe analizë konkurence për zonën ku ndodhet projekti/projektet.
• Ndihmon në përgatitjen e strategjisë për targetizimin e klientëve egzistues dhe të rinj, si dhe hartimin e fushatave marketuese për projektet.
• Ruan dhe rifreskon të dhënat e klientëve të rinj dhe ekzistues në “Regjistrin e Klientëve” të kompanisë.
• Përgatit dhe dorëzon raporte javore dhe mujore periodike
• Detyra të tjera që i caktohen

Aftesitë dhe kualifikimet e kërkuara

• Diplome universitare në degët marketing, menaxhim bizesni ose degë të lidhura me to.
• Aftësi të shkëlqyera në shkrim dhe komunikim
• Eksperiencë të mëparshme pune në shitje për të paktën 1 vit.
• Të jetë natyrë e orientuar drejt rezultateve
• Aftësi në ndertimin e marredhënieve të suksesshme me palët.
• Të posedoj liçensë për drejtim automjeti.

Aftësi dhe kualifikime të preferuara

• Të ketë përfunduar studime master në menaxhim biznesi, marketing, komunikim, PR
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Vetëm CV e kandidatëve të cilet kanë eksperienca pune të lidhura direkt me shitjen, do të kalohen në proces intervistimi.
Të dhënat e aplikimit: info@inovess.al

Menaxher Marketing

Inovess Construction and Management eshte nje kompani e cila ofron sherbime ne sektorin e ndertimit, rikonstruksion si dhe menaxhim projekti. Qe ne fillesat e saj eshte nder kompanite me inovative ne treg duke sjelle modele te reja te te berit biznes. Skuadra jone e marketing merr fokus te vecante ne ndertimin dhe implementimin e nje strategjigje te vazhdueshme marketing per vete kompanine, por edhe klientet te cilet na kane besuar projektet e tyre. Jemi duke kerkuar nje menaxher marketing te talentuar, kreativ, te pergjegjshem dhe energjik. Kandidati yne ideal do te kishte ekesperience ne menaxhimin e fushatave te suksesshme marketing dhe ne gjenerimin e ideve kreative per te permbushur objektivat e kompanise si dhe per te suportuar shitjet. Nese jeni nje individ ne kerkim te nje ambienti dinamik, po kerkoni te beheni pjese e nje skuadre sfiduese, nese e njihni rendesine e afatave kohore dhe detyrave atehere duhet te aplikosh si me poshte:

Detyra dhe pergjegjesi te pozicionit:
• Zhvillimi dhe implementimi i strategjive marketing si dhe buxhetit marketing per vete kompanine si dhe per projektet e saj
• Hartimi planeve marketing me objektiva specfike nepermjet perdorimit te kanaleve dhe segementeve te nevojshme.
• Krijimi i fushatave te suksesshme marketing si dhe monitorimi i rezultatave te tyre.
• Realizimi i studimeve te tregut dhe konsumatorit, analiza e te dhenave, trendeve, duke i kombinuar me paktikat me te mira marketing
• Pasurimin dhe mirembajtjen e databaseve te te dhenave te kompanise per online marketing.
• Hartimi strategjise menaxhuese te social media nepermjet krijimit te content dhe perdorimit te teknikave efikase menaxhuese.
• Pasurimi i faqes zyrtare web te komapnise me informacione te vazhdueshme dhe relevante per sektorin.

Aftesite dhe kualifikimet e kerkuara:
• Diplome universitare ne deget marketing, menaxhim binzesni ose dege te lidhura me to.
• Aftesi te shkelqyera ne shkrim dhe komunikim
• Eksperience te meparshme pune ne marketing per te pakten 1 vit.
• Aftesi te forta ne menaxhim e nje projekti dhe ne marrje vendimi
• Te jete kreativ

Aftesi dhe kualifikime te preferuara:
• Te kete perfunduar studime master ne marketing, komunikim, PR
• Te kete njohuri te mira ne Photoshop, Ilustrator ose programe te ngjashme.
• Te kete njohuri te mira te gjuhes angleze.

Vetem CV e kandidateve te cilet kane eksperienca pune te lidhura direkt me marketingun do te kalohen ne proces intervistimi.

Te dhenat e aplikimit: info@inovess.al

Apliko për Intership