Pa mekanizëm trupëzimi HTML-je të gatshëm.
21
Shk

Fjalori i kredisë hipotekore

Në një treg me kërkesë të lartë në shitje- blerje- qiradhënie, kreditimi shihet si një burim i rëndësishëm financimi.
Për procese të tilla si kreditimi, si profesionistët e fushës ashtu edhe klientët, shpesh hasen me terma të cilët janë të rinj për ta. Për një komunikim efektiv dhe lehtësi të procesit është e rëndësishme që të kemi kuptim të njejtë mbi fjalët që përdorim.
Kredia hipotekore shumë shpesh është temë diskutimi, por me një fjalor profesional na krijon vështirësi.
Njihuni me shpjegimin e termave kryesore për të pasur më të lehtë bashkëbisedimin me specialist të real estate, bankier, etj.

Norma efektive e interestit.
Është norma e interesit që reflekton koston e kredisë në bazë të një norme vjetore. Kjo normë mund të jetë më e lartë se norma e deklaruar ose norma e reklamuar e huasë sepse merr parasysh kosto të tjera kredie. Norma efektive e interesit i lejon blerësit të krahasojë lloje të ndryshme kredish hipotekore bazuar mbi koston vjetore.

Raport vlerësimi.
Vlerësimi i pronës, i cili bëhet nga një vlerësues profesionist i kualifikuar dhe i autorizuar nga banka, i njohur me termin “vlerësues” në komunikimin e përditshëm.

Huamarrës (debitor).
I referohet atij që merr një kredi, në këtë rast në formën e kredisë hipotekore.

Huadhënës (kreditues).
I referohet bankës e cila jep kredinë.

Normë e rregullueshme.
Kur huadhënësi vendos normën e interest në kredinë hipotekore, duke ulur normën e interest gjatë viteve të para të kredisë. Ndërkohë që pagesat në fillim të kredisë janë të ulta për vitet e para, rriten kur përfundon zbritja.

Raporti i kredisë.
Një raport që dokumenton historikun e kredisë dhe statusin e gjendjes së kredisë së huamarrësit. Ky raport lëshohet nga Banka e Shqipërisë.

Raporti i mbulimit.
Raporti ndërmjet vlerës së çmuar të pronës të ofruar si garanci dhe shumës së kredisë hipotekore, shprehur kjo në përqindje.

Kësti i huasë në raport me të ardhurat.
Raporti midis këstit mujor të kredisë në afatgjatë dhe të ardhurave mujore të huamarrësit.

Mospagimi.
Mospërmbushja e detyrimeve ligjore që rrjedhin nga kontrata e kredisë, mosshlyerja e kësteve mujore të kredisë.

Pamundësia për të shlyer.
Pamundësia për të bërë pagesat në kohë. Nëse kjo situatë zgjat, mund të çojë në heqjen e së drejtës mbi pronën.

Paradhënie (down payment).
Paratë e paguara për të bërë ndryshimin ndërmjet çmimit të blerjes dhe shumës së kredisë.

Heqja e të drejtës mbi pronën.
Një proces ligjor me anën e të cilit huadhënësi ose shitësi detyron shitjen e një prone hipotekore sepse huamarrësi nuk i ka përmbushur kushtet e kredisë hipotekore duke mos paguar këstet e kredisë sipas kontratës së nënshkruar mes palëve.

Dorëzanës.
Premtimi nga njëra palë për të paguar borxhin ose të mbështesë një detyrim të huazuar nga një tjetër palë.

Inovest sot ofron bashkëpunime me bankat më të mëdha në vend për t’ju mundësuar klientëve të saj një proces të shkurtër dhe të lehtësuar kreditimi. Klientët tanë janë trajtuar me norma interesi preferencial për tregun.
Në bashkëpunimet e ngritura nga Inovest janë kompani të cilat ofrojnë kolateral për kreditimin në rast blerje të një apartamenti.
Kontaktoni me eskpertët tanë për t’u informuar më tej.
info@inovess.al
+355698080800

Shënim: Për shpjegimin e terminiologjisë së kredisë hipotekore, ky artikull mbështetet në materialet e botuara nga BKT (Banka Kombëtare Tregtare).